Hajnat nuk po i zë “bira e miut”

Për të shpëtuar pa hy në hapsane kanë filluar të kërkojnë burgosjen e Kryeministrit, pa menduar mirë se një gjë e tillë është e pamundur.

Kjo sepse para së gjithash duhet pyetur popullin e populli që nga çlirimi e deri më tani në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar nga të gjitha qeveritë: Aman arrestoni hajnat sepse po e vjedhin Kosovën për tu pasuruar vetë e varfëruar ne qytetarëve të Kosovës.

Deri më tani kërkesa e popullit ka hasur në veshin e shurdhër të gjitha qeverive, me përjashtim të qeverisë aktuale e cila ka filluar të dëgjojë kërkesën e popullit – të qytetarëve për t’i dërguar hajnat atje ku e kanë vendin prapa grillave me qëllim që Kosova pa dro t’i lerë dyert hapura pa pasur frikë se hajnat mund t’i hynë në shtëpinë e saj për t’ia vjedhur pasuritë për ta varfëruar Kosovën dhe qytetarët e saj.

Mirëpo supozohet se hajnat e mëdhenj akoma shtetësinë lirshëm, duke shpresuar se do t’i shpëtojnë ndëshkimit edhe pse do ta kenë të pamundur nga që ditët i kanë të numëruara në pyetje është vetëm respektimi i radhës.

Në momentin e eliminimit të hajnave, Kosova do të jetë më e pasur dhe qytetarët e saj do të jetojnë më mirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Evropa nën trysninë e flukseve të refugjatëve ukrainas

Story i radhës

AUV-i ndan 420 mijë euro për identifikimin e qenve endacakë

Të fundit nga