“Hajde me xhaxhin të të çoj diku”/ 60-vjeçari fut të miturën në ashensor, vajza: E bëri edhe me dy shoqet e mia

Një grua ka denoncuar një 60-vjeçar nga Tirana se ka dashur të abuzojë me vajzën e saj të mitur. Faxweb shkruan se nëna e të miturës me inicialet A.M (emër i njohur për redaksinë), ka shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në Tiranë për të bërë denoncim, por tregon në dëshminë e saj se nuk e njeh atë që e quan ‘abuzues’.

Gruaja mësohet të jetë shprehur para efektivëve se e bija i ka treguar se pasditen e sotme, në lagjen e saj, në zonën e njohur si “Vila L” në Astir, është përballur një burrë i panjohur, i cili e ka kapur nga krahu.

“Vajza zbriti nga banesa me dy shoqet e saj. Një burrë i moshës rreth 60 vjeç e kapi nga krahu. E mori fillimisht me të mira duke e ftuar gocën ta shoqëronte. Më pas i tha “hajde me xhaxhin të të çoj diku”. Vajza sapo është larguar prej tij, ma rrëfeu çfarë kishte ndodhur. Erdha në komisariat të bëj denoncimin. Nuk e njoh personin abuzues, se kam parë kurrë edhe në lagje,”– thotë në dëshminë e saj nëna e të miturës.

Në praninë e psikologut, të nënës dhe xhaxhait të saj është pyetur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore edhe e mitura A.M e cila ka treguar gjithçka që kishte ndodhur.

“Më tha mua më ço deri në katin e pestë. Deshi të më fuste në ashensor, nuk e njihja dhe më kapi paniku. Ai më mbante për dore dhe iu shkëputa duke vrapuar. Të njëjtën gjë bëri edhe me dy shoqet e mia, janë moshatare me mua por edhe ato vrapuan pas meje të tmerruara,”- tregon e mitura.

Grupi i hetimit që do të ngrihet për këtë çështje do të sekuestrojë kamerat e sigurisë në pallatin ku banojnë të miturat apo në bizneset përreth. Do të vëzhgohen pamjet për të bërë të mundur gjetjen e imazheve të burrit, identifikimin dhe kapjen e tij.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Mos ikni nga garat zyrtare evropiane, klubet e Kosovës aty e kanë vendin 

Ngjarja e ardhëshme

Jeni me fat, nëse partneri juaj është një nga këto shenja të Horoskopit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian