Hajdari: Jemi e vetmja forcë politike e papërlyer me krimin

E ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në “Vizion Plus”, Rudina Hajdari, kandidate për deputete në Elbasan nga Nisma Thurje, u shpreh se kjo e fundit është e vetmja forcë e papërlyer me krimin.

Ajo deklaroi se duhet të nisë një ofensivë ndaj krimit të organizuar.

“Mendoj që Elbasanit i ka munguar vëmendja.

Duke shpalosur një kandidaturë si e imja që nuk do bënte asnjëherë koalicion, apo të bëheshe pjesë e këtij bashkëpunimi. Mendoj që duhet të bëjmë një luftë pa kompromis krimit të organizuar në Elbasan dhe jemi e vetmja forcë politike që besoj që nuk jemi të përlyer në krimin e organizuar dhe si e tillë do bëjmë një ballafaqim shumë të fortë dhe kemi shpresën që do ia dalim.”

Ngjarja paraprake

​Plani masiv i rimëkëmbjes së BE-së vihet në pikëpyetje

Ngjarja e ardhëshme

Xhaferi: Unë nuk udhëhiqem nga emocionet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian