Haga, shtepia e dytë e Haradinajve 

U deshen dhjetëra milionë viktima të Luftës së Dytë Botërore dhe një kryqëzatë barbare ndaj popullit hebre ku esesët e Hitlerit shfarosën 6 milionë izraelitë që fuqitë fituese të luftës, apo blloku antifashist të themelote gjykatën për krime lufte në Hagë.

Aty ku është gjykuar Ribentropi, Geringu e hierarkë të tjerë të lartë të regjimit kriminal nazist, kasapi i Ballkanit Millosheviçi dhe gjeneralët e e tij të zi.

Për një paradoks të historisë janë thirrur për të dhënë llogari për gjoja “krimet” e luftës çlirimtare të Kosovës drejtuesit e lartë të UÇK- së, ku spikatin emrat e Haradinajve, kësaj familje të shquar patriotike e atdhetare, e cila së bashku me Jasharajt e Drenicës nënshkruan epopenë heroike e të ndritur në historinë e re të Kombit Shqiptar.

Qëllimi fisnik me të cilin u frymëzuan burrat mendjendritur që themeluan këtë institucion penal të së Drejtës Ndërkombëtare ishte ndeshkimi i krimeve dhe genocidit. 

Sigurimi i paqes e prosperiteti i kombeve të lira dhe sovrane.

Ndeshkimi i regjimeve fashiste dhe diktatoriale, si një rrezik permanent për paqen dhe sigurinë globale.

Fatkeqësisht kjo gjykatë sot është delegjetimuar jo vetëm në aspektin juridik, por edhe në atë moral dhe institucional.

Pranimi nga ana e saj e dosjeve të fabrikuara në Beograd dhe Moskë me akuza të stisura ndaj drejtuesve të UÇK- së, të ideuara nga persona antishqiptarë si Dik Marti e Karla Del Ponte me qëllim për të nderruar rolin e agresorit me viktimën dhe për ta delegjitimuar luftën e drejtë për liri të UÇK- së dhe drejtuesve të saj është një atentat ndaj të Drejtës Ndërkombëtare, Kartës se Atlantikut dhe konventave të OKB- së dhe të Parisit për liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ramush Haradinaj, legjenda e gjallë e luftës për lirinë dardane është përballur dy herë me këtë gjykatë, e pas një betejë të stërgjatur e të stërmundimshme ka ngadhënjyer me çertifikimin e pafajsisë së tij e kauzës se UÇK së për realizimin e ëndrrës 600 vjeçare të popullit të Kosovës për çlirim kombëtar.

Nuk i është shmangur drejtësisë e përkundër faktit që ka qenë kryeminister legjitim i Kosovës ka dhënë dorëheqjen.

Përsëri edhe tani së fundmi dha dorëheqje si kryeminister për tu përballur si qytetar i lirë për her të tretë me këtë gjykatë.

Ai fitoj e triumfoj ndaj kësaj gjykate të rreshtuar tashmë në krah të agresorëve serbë e tutorëve të tyre rusë, duke u kthyer kështu në një hero të luftës çlirimtare, në një hero të së drejtës së popujve për kauzën e shenjtë të lirisë dhe të luftës çlirimtare, kundër uzurpatorëve barbarë.

Smajl Haradinaj e Hilmi Haradinaj ishin patriotë të shquar e nacionalistë të spikatur, të cilët ishin mentor të luanëve të Haradinajve avangardës të UÇK- së dhe uraganit të betejave të saj heroike mbi ushtritë sllave.

Disa prej matadoreve të Haradinajve që u ndeshen me demat e Serbisë gjakatare në mejdanët e betejave spartane ranë në fushën e nderit për të mbetur të pavdekshëm në panteonin e lirisë.

Këto ditë u rrëmbyen me forcë kryetari  i OVL- së Hysni Gucati dhe  zv kryetari Nasim Haradinaj në zyrat e kësaj organizate të shenjtë të luftës për çlirim kombëtar njekohesisht duke e bastisur institucionin e UÇK- së së lavdishme.

Ata u rrëmbyen me forcë në shkelje flagrante të të drejtave me elementare të njeriut nga forcat policore të Eulexit nën akuza qesharake për të cilat duhet të mbajnë vetë përgjegjësi prokurorët, gjygjtarët dhe krejt personeli për shperdorim detyre e njëserë akuzash për nxjerrjen e dokumentacionit nga zyrat e saj e dergimin e tyre nga një person i panjohur në zyrat e OVL- së.

Gjykata e Hagës dhe policia e Eulexit shkeli sovranitetin e Shtetit të Kosovës me mënyrën se si veproj.

Kësaj gjykate i ka mbaruar mandati pesë vjeçar me dt 2 gusht të këtij viti, duke u kthyer sipas parimeve të së drejtës juridike në ilegjitime.

Qendrimi burrëror e stoik i Nasim Haradinajt dhe z  Hysni Gucati para gjykatës, dhe deklerata e z Haradinaj e drejtë, e motivuar me fakte dhe e guximshme se “Unë nuk e njoh këtë gjykatë dhe autoritetin e saj” është triumfi moral, jo vetëm i Haradinajve, të cilët kanë vënë gur të rëndë themeli për pavarësinë e ndertimin e shtetit të Kosovës, por njëherësh një triumf spektakolarë i kauzës së shenjtë të lirisë.

Gjykata e Hagës tashmë është vetë diskretituar, jo vetëm në sytë e opinionit publik shqiptar por edhe të atij ndërkombëtar.

Për shkak të humbjes së besueshmërisë Amerika e lirisë nuk ia beson gjykimin e shtetasve të vet kësaj gjykate.

Kur nuk e beson vetë Amerika legjetimitetin e saj pse duhet ta besojmë ne, e sidomos tani pas skadimit të afati të saj pesë vjeçar me dt 2 gusht 2020?!.

Respekt e mirënjohje z Nasim Haradinaj.

Faleminderit.

Krenohemi me Ju.

Qendrimi juaj burrëror është gurëthemeli i drejtësisë dhe ardhmërisë tonë.

Ngjarja paraprake

Turqi, rritet kërkesa për investime pavarsisht pandemisë

Ngjarja e ardhëshme

​97 milionë turistë dhe 11.3 miliardë dollarë të ardhura vetëm më 1 tetor në Kinë

të fundit nga