Haftar: Anijet tregtare me flamur turk mund të ankorohen në portin e qytetit Benghazi

Kryekomandanti i forcave jo-legjitime me qendër në Libinë lindore, Khalifa Haftar, në një letër drejtuar Porteve dhe Administratës së Transportit Detar ka theksuar se anijet tregtare me flamurin turk mund të ankorohen në portin e qytetit Benghazi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton televizioni pro forcave jo-legjitime në Libinë lindore ‘Lybia Al-Hadath’, Haftar tha se, “Ne nuk kundërshtojmë hyrjen në portin tonë të anijeve tregtare me flamurin turk që janë në përputhje me procedurat ligjore të deklaruara dhe legjislacionin”.

Qyteti lindor Benghazi është nën kontrollin e kryekomandantit Haftar.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Lufta u përkeqësua kur Haftar i mbështetur nga disa vende, përfshirë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Rusia dhe Franca, kreu një sulm ushtarak për të rrëzuar qeverinë e njohur ndërkombëtarisht me bazë në Tripoli.

Në vitin 2019, Haftar lëshoi ​​një urdhër që shënjestronte anijet turke brenda ujërave territoriale, si dhe i konsideroi kompanitë dhe pozicionet turke si shënjestra të ligjshme.

Një anije turke që transportonte ilaçe në portin Misrata u ndalua dhjetorin e vitit të kaluar nga forcat besnike të Haftar-it. Ajo u lirua disa ditë më vonë.

Ankara dhe Tripoli nënshkruan dy memorandume të mirëkuptimit, një për bashkëpunim ushtarak dhe një mbi kufijtë detarë të vendeve në Mesdheun Lindor.

Më 23 tetor të vitit 2020 u arrit një armëpushim nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilin milicia e Haftar-it kohë pas kohe nuk e ka respektuar.

Më 5 shkurt të këtij viti, delegatët libian emëruan Mohammad Menfi-n në krye të Këshillit Presidencial tre-anëtarësh dhe Abdul Hamid Dbeibeh kryeministër të ri. Autoriteti i ri ekzekutiv do të qeverisë Libinë drejt zgjedhjeve kombëtare më 24 dhjetor.

Javën e kaluar, parlamenti libian i dha një votëbesim qeverisë së kryeministrit Dbeibeh, me 132 vota nga gjithsej 133 ligjvënës që morën pjesë në seancë.

Libianët shpresojnë se do t’i jepet fund luftës civile që ka përfshirë vendin që nga rrëzimi dhe vrasja e Gaddafi-t në vitin 2011.



. .

Ngjarja paraprake

Nesër fillojnë rapid-testet në Istog

Ngjarja e ardhëshme

Shkolla e flirtit: Truqe të vogla të joshëseve të mëdha gjithmonë kanë sukses!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian