Habiti me ‘ringjalljen’, probleme për Pecorellin/ Si e inskenoi djegien e makinës në Pukë me eshtra brenda

Habiti me ‘ringjalljen’ misterioze, por tani nisin problemet per inskenim për biznesmenin italian Davide Pecorelli.

Pecorelli është gjetur gjallë në Toscana të Italisë pas 9 muajsh hetime nga gjetja e makinës së tij të djegur në Pukë.

Ai do të hetohet nga autoritetet shqiptare për mashtrim. Në lidhje me këtë fakt pritet të dërgohet një letër-porosi mes palëve ose vetë 45-vjeçari do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të dhënë sqarime.

Ndërkohë mësohet se kockat e gjetura në makinën e djegur të cilat u hetuan fillimisht si të Pecorellit, janë marrë nga një varrezë e vjetër për të bindur policinë dhe të afërmit se ai ka vdekur.

Nga Shqipëria ai u largua në mënyrë ilegale nga Hani i Hotit për të shkuar më pas drejt Italisë, dhe në këtë skemë mashtrimi dyshohet se është ndihmuar edhe nga shqiptarë, kundrejt pagesës.

Shkak i këtij inskenimi gati-gati kinematografik dyshohet të jenë bërë borxhet që kishte Pecorelli në Itali ku disa nga bizneset e tij kishin falimentuar dhe synonte që përmes kësaj skeme të përfitonte siguracionet e jetës.

Vitet e fundit ai lëvizte mes Italisë dhe Shqipërisë, ku ishte lidhur me një grua shqiptare më të cilën kishte edhe një fëmijë. Ndërkohë mediat italiane bënë me dije mëngjesin e sotëm, se ai ka folur në telefon me ish-gruan pasi u gjet në brigjet e Livornos në një gomone , në anën e kundër të shtetit shqiptar prej ku kishte humbur gjurmët 9 muaj më parë.

Kjo duket të qenë pjesë e strategjisë së tij për t’u larguar prej hetuesve të cilët prej kohësh po hetonin në disa pista për “vrasjen”.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Ngjarja e ardhëshme

Familja Messi do vendoset në 'kështjellën' 48 milionë euroshe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian