Habit Kozma Dushi: Ishin kohë të arta të komunizmit, në burg shkoi kush bëri gabime

Kozma Dushi ka lënë në harresë vuajtjet e shumë artitëve që janë futur në burg gjatë kohës së komunizmit. Në një intervistë për News24 nga koncerti ku u interpretuan këngë të para ‘90-ës e pas ‘90-ës duke reflektuar edhe raportin tonë të vështirë me të shkuarën, Dushi flet për kohë të arta, edhe pse shumë kolegë të tijët u arrestuan e internuan.

“Nuk ishin kohë të veshtira. Ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, ju hapeshin dyert,”- thotë Dushi.

Kur gazetarja Fatmira Nikolli e vë përballë faktit që ju mbylleshin dyert e burgut Dushi shton: Nëse ti bëje gabime, çdo shtet ka ligje.

Mos bëj gabime. Pse të bësh gabime? Pse nuk u futa unë ne burg? Pse nuk u fut Tonin Tershana? Pse nuk u fut Vaçe Zela, Luan Zhegu? Më vjen keq. Nuk gjykohet kështu.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Rrethojeni veten me njerëz që ju sfidojnë dhe inkurajojnë të zhvilloheni

Ngjarja e ardhëshme

E tmerrshme! Iu hidhte alkool në organet gjenitale dhe iu vinte flakën, arrestohet doktori

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian