Haaland: Trupi imë është gati për Premier League

August 6, 2022
min lexim

Norvegjezi pritet që ta bëjë debutimin e tij për Manchester City në ndeshjen kundër West Hamit, nesër

Erling Haaland ka thënë së është koha “për të pasur dhimbje të vogla që t’i përballojë” teksa ai po pret fillimin e karrierës së tij në Premier Ligë me Manchester City këtë të diele. Norvegjezi beson që trupi i tij është i gatshëm ta përballojë fizikisht ndeshjet në Angli.

Sulmuesi 22 vjeçar do të luajë për herë të parë në Premier Ligë, ku kampioni i Anglisë do ta fillojë mbrojtjen e titullit kundër West Hamit në Londër.

“Mendoj që është një ligë më shumë fizike, me tempo të lartë. Më shumë presion. Është më të vërtetë një ligë fizike dhe do të jetë e vështirë. Por, po, trupi imë është gati, një duel i mirë gjithmonë është i bukur”, tha Haaland për The Athletic.

Haaland ka thënë, pasi që ka qenë spektaktor i kësaj lige deri me tani, që ai dëshiron të luajë dhe t’ia dal. “Gjithmonë e kam shikuar Premier Ligë dhe çdo ndeshje është një lloj tregimi i veçantë”.

“Do te kem shumë ndeshje për të luajtur, në atmosfera të ndryshme. Nga ajo që e kam parë nga jashtë tash do ta shoh nga brenda. Mezi pres të fillojë ajo”.

Haaland po ashtu ka lënë të kuptohet se për shkak të stileve dhe taktikave të ndryshme që kanë Borussia Dortmund dhe Manchester City, ndoshta do të mund të këtë një periudhë adaptimi për të.

“Ka të bëjë më shumë për kiminë”, tha ai. “Isha dy vite e gjysmë në Dortmund, kështu që i njihja mirë lojtarët dhe e dija çfarë do të vije, për pasimet e topit dhe kohën e duhur të tij”.

“Është një gjë që vjen dhe do të vije. Në nivele të larta, do të vjen”.

Ai po ashtu ka pasur fjalë të mira për nivelin e shokëve të tij të skuadrës dhe beson që do të furnizohet nga ata me topa.

“Mendoj se do të jetë mirë për shkak se ne e njohim njeri tjetrin – mund të marrë kohë, por le të shohim – niveli i këtyre lojtarëve është aq i ‘çmendur’”, tha ai.

Manchester City do ta fillojë mbrojtjen e titullit në një ndeshje si mysafirë të West Ham të dielën ku Haaland shpreson që të këtë një start të mirë të karrierës së tij në Angli.

Ndeshja e parë në shtëpi do të jetë ajo e Bournemouth para se të udhëtojnë për në Newcastle. 

City e përfundon muajin e parë me dy ndeshje në shtëpi, kundër Crystal Palace dhe Nottinham Forest respektivisht.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tre fëmijë vriten nga sulmi izraelit në Gaza

Story i radhës

Rina Balaj shfaqet si zanë nga dasma në fustanin shumë ngjyrëshe

Të fundit nga

ShkoLartë