Haaland njofton Dortmundin se dëshiron largimin në verë

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka kërkuar nga klubi të largohet gjatë verës së ardhshme.

Sipas televizionit spanjoll, Deportes Cuatro, Haaland mendon kalimin në La Liga, te Barcelona ose real Madrid.

Pavarësisht që në vitin 2022 mund t’i aktivizohet kluazola e lirimit me vlerë 75 milionë euro, skuadrat evropiane e duan qysh në verë dhe janë të hapur të paguajnë më shumë.

Sidoqoftë, norvegjezi dëshiron largimin në verë dhe për këtë vendim ka njoftuar edhe klubin gjerman duke iu bërë me dije se edhe ka shtëpi në Spanjë, që nënkupton se synon kalimin në La Liga.

Sipas ESPN dhe Bild, Dortmund dëshiron 150 – 180 milionë euro që ta lejojë Haaland të largohet.

Favorit mbetet Real Madrid, por në rast që Barcelona shet disa nga yjet e ekipit të parë, atëherë gjërat mund të ndryshojnë.

Ngjarja paraprake

Resmie Juniku dëshiron takim me kryeministrin Albin Kurti, ja arsyeja

Ngjarja e ardhëshme

Kryeministri italian merr vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian