Haaland apo Mbappe? Henry zbulon se cili është më i mirë

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka dhënë një përgjigje mbi krahasimin e fundit që po bëjnë njerëzit midis Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Henry së fundmi ka thënë se e sheh Haalandin sikurse ish-lojtarin e Manchester United, Ruud van Nistelrooy.

Madje ai pati një vlerësim të lartë për të, duke shtuar: “Mënyra se si ai i përfundon golat është e jashtëzakonshme”.

“Ai beson shumë në vetvete, e pëlqej një gjë të tillë. Duhet të jemi paksa mendjemëdhenj ndonjëherë për t’i treguar njerëzve se mund të shënoni”, ka thënë francezi.

Pra, ish-trajneri i Monacos ka dhënë përfundimisht mendimin e tij se Haalandi është një lojtar më i mirë sesa Mbappe.

“Po, ai është sikurse Van Nistelrooy, të dy duan të ‘vrasin’, të jenë në zonën e rrezikshme, ata shikojnë mbrojtësit dhe gjejnë dobësitë e tyre”, ka shtuar Henry.

Haaland është në një formë shumë të mirë këtë sezon, duke shënuar 19 gola në Bundesliga dhe 10 të tillë në Ligën e Kampionëve.

Ngjarja paraprake

Vdes në moshë të re 28 vjeçarja nga Vushtrria

Ngjarja e ardhëshme

Prishtinë: Dy fëmijë i gjejnë 100 euro, i dorëzojnë në stacionin e policisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian