Gwen Stefani vë në fokus unzën 500 mijë dollarëshe nga fejesa me Blake Shelton

Gwen Stefani së fundmi ka bërë të ditur fejesën me Blake Shelton, pesë vite që kaluan së bashku.

Këngëtarja e njohur pranoi propozimin e ëmbël nga muzikanti, ndërsa shkrepën edhe imazhe nga momenti i lumtur, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, Gwen është parë duke shëtitur në rrugët e Beverly Hills, teksa fansat vërejtën një detaj teka ajo.

Bëhet fjalë për unazën e fejesës, vlera e të cilës arrin 500 mijë dollarë, të cilën ia dhuroi Shelton.

Ajo shfaqej me një veshje komode, teksa lëvizjet e saj me duar i theksuan unazën unike e me shkëlqim.

Fytyra e saj ishte mjaft e mbuluar përmes një palë syzeve, përfshirë edhe maskën mbrojtëse kundër COVID-19.

Image
Image
Image
Ngjarja paraprake

Turqia raporton 5.532 raste të reja dhe 3.233 të shëruar nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Teuta dhe Kukësi ndajnë pikët

të fundit nga