Guterres: Pandemia thekson mohimin e vazhdueshëm të të drejtave të grave

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres tha sot se pandemia e koronavirusit ka theksuar mohimin e vazhdueshëm të të drejtave të grave.

“Në qoftë se nuk veprojmë tani, COVID-19 mund të zhdukë një brez të tërë përparimesh të brishta drejt barazisë gjinore”, tha ai.

“Kjo është, në thelb, një çeshtje e pushtetit, kështu që fillon me përfaqësimin e barabartë të grave në pozitat udhëheqëse, në qeveri, borde, në negociatat e klimës dhe në tryezën e paqes”, shtoi kreu i OKB-së.

Duke folur në një ngjarje që shënon 25-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë, e cila përcaktoi një axhendë për të drejtat e grave, Guterres theksoi se bota ka fituar arritje të rëndësishme, por nuk e ka përmbushur vizionin ambicioz të konferencës.

Ai u bëri thirrje kombeve të bëjnë angazhime konkrete, të tilla si zbatimi i veprimeve pohuese dhe kuotave, zgjerimi i rrjeteve të sigurisë sociale për gratë në sektorin informal dhe eliminimi i dhunës.

Ngjarja paraprake

Arbër Ademi tregon për menaxhimin me sukses të MASH-it gjatë pandemisë

Ngjarja e ardhëshme

Armina Mevlani më në fund jep lajmin e madh: Tregon kur do të martohet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian