Guterres mesazh për “vazhdimin e bashkëpunimit” pas zgjedhjeve presidenciale në Iran

Në Konferencën për shtyp të Kombeve të Bashkuara (OKB) u përcoll mesazhi i sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres, për vazhdimin e bashkëpunimit në përputhje me “interesat e përbashkëta dhe interesat e popullit të rajonit” pas zgjedhjeve presidenciale në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stephane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm në konferencën për shtyp ndaj një pyetjeje lidhur me fitoren e Ebrahim Raisi-t në zgjedhjet e 13-ta presidenciale që u mbajtën të premten në Iran dha përgjigjen se “Sekretari i përgjithshëm pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin me autoritetet iraniane në drejtim të interesave të përbashkëta dhe interesave të iranianëve dhe popujve të rajonit”.

“Procesi i zakonshëm do të ndiqet, nuk ka asnjë dyshim”, tha Dujarric në takimin e mbajtur në qendrën e OKB-së në New York, duke shtuar se ka ende një kohë 6 javore që Raisi​​​​​​​ të marrë detyrën.

Në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 18 qershor në Iran, Raisi u zgjodh presidenti i 8-të i vendit duke marrë 62 për qind të votave.

Në vendin me një popullsi rreth 83 milionë banorë, në votime shkuan 28.933.004 votues nga 59.310.307 që kanë të drejtën e votës dhe pjesëmarrja në zgjedhje u njoftua të jetë 48,8 për qind.

Raisi​​​​​​​ fitoi rreth 18 milionë vota, ndërsa kundërshtarët e tij, ish-komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Mohsen Rezaee dhe ish-kreu i Bankës Qendrore të Iranit, Abdolnasser Hemmati, morën mbi 5 milionë vota.



. .

Ngjarja paraprake

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Ngjarja e ardhëshme

Sot mblidhet Këshilli Europian, liderët e BE vendosin për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian