Gut – Behrami e jashtëzakonshme, triumfon në supersllallom të madh

Lara Gut Behrami, bashkëshortja e Valonit (futbollist i mirënjohur), triumfon në garën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Crans Montana të Zvicrës.

Gut u tregua e jashtëzakonshme, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për  1:15,63 minuta apo ishte më e mirë për 93 qindtat e sekondës se Tamara Tippler nga Austria. 

Skiatorja italiane Federica Brignone renditet në vend të tretë apo me kohë më të mirë për 4 qindtat se bashkëkombësja e saj, Francesca Marsaglia. 

Image

Në renditjen e përgjithshëm të Kupës së Botës, sllovakja Vlhova udhëheq me 861 pikë, pasojnë Gisin me 743, Gut-Behrami 667 sosh etj. 

Në disiplinën e supersllallomit të madh, Gut-Behrami  kryeson me 245 pikë, e ndjekur nga Sutter (169), Brignonen (165), Bassino (162) etj.

Renditja 
1. Lara Gut-Behrami  (Zvicra)    1:15,63 
2. Tamara Tippler (Austria)    +0,93 
3. Federica Brignone (Italia) +1,02 
4. Francesca Marsaglia  (Italia)    +1,06 
5. Christine Scheyer (Austria)    +1,12 
6. Priska Nufer (Zvicra)    +1,13 
7. Ricarda Haaser (Italia)    +1,39 
8. Marta Bassino (Italia)    +1,41 
9. Corinne Suter (Zvicra)    +1,52 
10. Kajsa Lie (Norvegjia)    +1,55

Ngjarja paraprake

2 persona sfidojnë të ftohtin, bëjnë serf në bregdetin e Durrësit

Ngjarja e ardhëshme

Rreziku nga vërshimet e reja, por sa shkaktuan dëme ato të para dy jave?

të fundit nga

Milani me mungesa

Zlatan Ibrahimoviç, Isamel Bennacer dhe Theo Hernandez, do t’i mungojnë Milanit në

AlbanianEnglishMacedonian