Guatemalë, demonstruesit i vënë zjarrin Kongresit në protestën kundër buxhetit

Protestuesit në Guatemalë i kanë vënë zjarrin Kogresit në një protestë kundër buxhetit të qeverisë për vitin 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një grup protestuesish që protestuan para ndërtesës së Kongresit kundër shkurtimeve të qeverisë së udhëhequr nga presidenti Alejandro Giammattei për arsim dhe shëndetësi në buxhetin e ri, hynë në ndërtesë dhe i vunë zjarrin njërës prej zyrave.

Pas incidentit, policia shpërndau demonstruesit me shkopinj dhe gaz lotësjellës, ndërsa po ashtu intervenoi në një protestë tjetë të organizuar para Pallatit Presidencial.

Dhjetëra demonstrues u arrestuan nga policia.

Përfaqësuesit e qeverisë e përshkruan incidentin në Kongres si “një akt terrorist”.

Nga ana tjetër, Komisioni Amerikan i të Drejtave të Njeriut e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga policia kundër demonstruesve” dhe bëri thirrje për një hetim të akteve të vandalizmit në Kongres.

Në një deklaratë, Organizata e Shteteve të Amerikës (OAS) tha se “E drejta për të protestuar duhet të garantohet deri në fund, por askush nuk ka të drejtë për vandalizëm”.

Buxheti Kombëtar i diskutueshëm për vitin 2021 në Guatemalë u miratua me votën e 114 ligjvënësve në parlamentin me 160 anëtarë në një votim javën e kaluar.



. .

Ngjarja paraprake

Parashikimi i motit, Hakil Osmani: Mot i qëndrueshëm dhe rritje temperaturash

Ngjarja e ardhëshme

Microsoft Windows mbush 35 vite

të fundit nga