Guardiola: Sigurisht, tani jam më i mirë

Menaxheri i Manchester City, Josep Guardiola, ka folur për mundësinë e pensionimit nga futbolli.

Pep Guardiola, tha se përvoja e madhe e fituar si trajner nga të gjitha ekipet e ka përgatitur atë më mirë dhe mund të qëndrojë në profesion më shumë se sa pritej fillimsht.

49 vjeçari hyri në vitin e pestë të punës së tij me Manchester City, kjo është koha e tij më e gjatë në krye të një ekipi që kur ai filloi karrierën e tij si trajner në 2008 në Barcelonë.

Guardiola drejtoi Barcelonën nga viti 2008 deri në 2012 dhe kaloi tre vjet në krye në Bayern Munchen para se të vinte tek “Cityzens”, të cilin ai e udhëhoqi në dy tituj të Premierligës, tre Carabao Cup dhe një FA Cup që nga ardhja e tij në vitin 2016.

“Sigurisht që jam më mirë tani, patjetër. Përvoja ju ndihmon, veçanërisht mënyra se si unë e përjetoj profesionin tim” tha ai.

“Më parë mendoja se do të pensionohesha së shpejti, tani mbase mendoj se mund të dal në pension më i vjetër. Unë jam gati 50 vjeç tani dhe e shoh si një moshë të mirë”, perfundoi Pep Guardiola.

Manchester City është në pozitën e tretë në Premierligë me 26 pikë, shtatë prapa udhëheqësit Liverpool, por dy ndeshje më pak. Ata do të ndeshen me  Chelsea, në kuadër të xhiros së 17-të sot në orën 17:30.

Ngjarja paraprake

Shkon në mbi 85 milionë numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën

Ngjarja e ardhëshme

“Kryeministër i Krimit, ik në shtëpi”/ Izraelitët “injorojnë” karantinën, protesta kundër Netanyahu-t

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian