Guardiola pas fitores ndaj Gladbachut: Kur shoh Bayernin, nuk mendoj se jemi favoritë në Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola beson se Bayern Munichu është favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve, pavarësisht vlerësimeve për Manchester City në javët e fundit dhe fitores në ndeshjen e parë të 1/8-tës ndaj Borussia Monchengladbach.

Me triumfin e së mërkurës 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach, City ka fituar 19 ndeshje radhazi në të gjitha garat.

Sidoqoftë, Guardiola nuk beson se fitorja e skuadrës së tij i bën ata favoritë duke pasur parasysh historinë e tyre në Ligën e Kampionëve.

“Në përgjithësi, ne kontrollonim lojën. Fatkeqësisht sot (e mërkurë) nuk ishim mjaftueshëm klinikë përpara në sulm”, ka thënë fillimisht Guardiola për BT Sport.

“Kjo është diçka që ne duhet ta përmirësojmë në këtë garë. Përpara, duhet të jemi më klinikë. Në këtë garë, duhet të jesh perfekt për t’u siguruar që do të kalosh tutje”.

“Kur shoh Bayern Munichun nuk mendoj se jemi favoritët. Objektivi im është West Ham pas tre ditësh”.

“Nëse njerëzit thonë se ne jemi favoritë, ne duhet ta pranojmë atë, por një ekip i cili, në tërë historinë e tyre, ka qenë një herë në një gjysmëfinale? Në rregull, ata e thonë atë, ne duhet ta pranojmë atë”, përfundoi trajneri i Cityt. 

Ngjarja paraprake

Mungon energjia në punë/ Punonjësit e një fasonerie në Lezhë protestojnë

Ngjarja e ardhëshme

Spitali i Gjakovës: 68 pacientë trajtohen për koronavirus, 32 në oksigjenoterapi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian