Guardiola paralajmëron Sterlingun pas zëvendësimit ndaj Fulhamit

Pas ndeshjes në konferencën për shtyp drejtuar mediave, Guardiola konfirmoi se Sterling nuk ka pësuar një lëndim.

Pastaj kur u pyet nëse përfaqësuesi anglez do të kthehej për ndeshjen e dytë të në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbach të martën, spanjolli u përgjigj duke sugjeruar që gara për vendet startuese do të bëhet vetëm më konkurruese tash e mbas.

“Të dielën ne do të stërvitemi dhe do të shohim”, tha ai.

“Të gjithë duan të luajnë nga fillimi. Tani është mirë pasi ne rrotullojmë gjashtë ose shtatë lojtarë në çdo ndeshje. Të gjithë janë në gjendje të startojnë”, tha Guardiola.

“Për të fituar Premierligën dhe titujt tjerë, atëherë na duhen të gjithë, të gjithë, të gjithë. Ne bëjmë më të mirën për klubin dhe më të mirën për skuadrën. Kur kjo të ndodhë, ne mund të garojmë në të gjitha garat për sezon”, përfundoi Pep Guardiola.

Ngjarja paraprake

Ali Ahmeti uron Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së

Ngjarja e ardhëshme

Depresioni i qeshur, maskimi që fsheh disa fytyra

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian