Guardiola: Fati i titullit është në duart tona

1 minut lexim

Sot në mbrëmje do të luhet një nga ndeshjet më të bukura dhe më të rëndësishme të këtij sezoni në Premier League.

Në “Etihad Stadium”, Manchester City do të presë Arsenalin, një betejë e hapur për titullin kampion të ligës angleze.

Përpara kësaj sfide, Pep Guardiola, trajneri i City, ka komentuar për këtë përballje në konferencën për shtyp.

“Na u desh shumë punë dhe muaj përpjekje për të ardhur në këtë pikë të sezonit.

Tashmë fati është në duart tona. Natyrisht që edhe Arsenal ka në dorë fatin e tij, pasi nëse fiton do të varet edhe nga ata.

E përsëris, fati sot është në duart tona dhe nëse fitojmë nuk ka asnjë dyshim që ne do të bëjmë maksimumin për ta fituar titullin.

Gjithsesi, deri në fund të sezonit ka ende 7 ndeshje për t’u luajtur, ndaj do të jetë një garë e hapur për të dyja skuadrat”, theksoi në konfernencën për shtyp Guardiola.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti kinez flet me Zelenskyn, për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë

Story i radhës

Kështu hidhej shorti në FFK në kohën kur sulmoheshin nga regjimi serb 

Të fundit nga