Guardiola: Aguero është legjendë e klubit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se klubi ende s’ka vendosur për të ardhmen e sulmuesit Sergio Aguero.

Argjentinasi këtë edicion nuk ka gjetur formën e duhur me lëndimet e shpeshta, derisa kontrata i skadon në qershor.

City nuk ka biseduar me lojtarin për t’ia rinovuar kontratën, derisa Barcelona thuhet se është duke monitoruar situatën që ta sjellë në “Camp Nou” gjatë verës.

Sidoqoftë, Guardiola tha se Aguero është legjendë e klubit dhe e ardhmja e tij ende s’është vendosur.

“Sergio është legjendë këtu. Është person i dashur dhe çfarë ka bërë është e pabesueshme dhe do vendosim çfarë është më mirë për dy palët”, tha ai.

Aguero shihet si opsion te Barcelona për ta bindur Lionel Messin të rinovojë kontratën.

Ngjarja paraprake

Mësuesit në Lezhë refuzojnë vaksinën “AstraZeneca”! Shqetësimi i Sindikatës së Pavarur të Arsimit: Po u bëhet presion

Ngjarja e ardhëshme

Formacionet e mundshme: Manchester City – Borussia Monchengladbach

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian