Grupi terrorist YPG/PKK granaton zonat civile në veri të Sirisë

Ushtria Kombëtare Siriane ka raportuar sot për 4 sulme me mortaja nga grupi terrorist YPG/PKK në qytetin Azaz që ndodhet në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Ushtria Kombëtare Siriane e mbështetur nga Turqia bënë të ditur se nuk pati viktima në sulmet e kryera nga rajoni Menagh nën kontrollin e grupit terrorist, ndërsa sulmet synuan zonat e banuara.

Grupi terrorist YPG/PKK shpesh sulmon qytetet Jarablus, Afrin dhe Azaz nga zonat siriane Manbij dhe Tel Rifat të cilat mbeten nën okupimin e saj.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.



. .

Ngjarja paraprake

U vaksinua jashtë radhe, dorëhiqet gjenerali i ushtrisë në Spanjë

Ngjarja e ardhëshme

Piratët rrëmbyen anijen turke të mallrave pranë Nigerisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian