​Grupi i PD-së i kërkon Bashës dorëheqjen

Një pjesë e anëtarëve të Grupit të Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të partisë Lulzim Basha gjatë mbledhjes, pas dështimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka konsideruar 6 marsin si “kurth pas 8 janarit”, duke mos e pranuar humbjen e tij të gjashtë në garën elektorale.

Demokrati Ferdinand Xhaferri i ka kërkuar Bashës të largohet nga drejtimi i PD, duke theksuar se ka fyer demokratët me deklaratën e mëngjesit.

Agron Gjekmarkaj vendosi të japë dorëheqjen si nënkryetar i PD-së, pas disfatës të së djathtës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit të mbajtura në gjashtë bashki në vend.

Edhe Dashnor Sula ka deklaruar se është gati të lërë detyrën e deputetit, nëse nuk ndryshon situata aktuale në PD.

“Nëse nuk shoh zgjidhje dhe më krijohet bindja që Partia Demokratike do të jetë konkurruese reale në zgjedhjet e ardhshme, unë do e mbyll karrierën e deputetit. Mandatin nuk e shoh si privilegj. Po të deklaroj që nëse nuk ka zgjidhje në PD, mua mos më konsideroni më për zgjedhjet e ardhshme vendore”, është shprehur Sula në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Ramadan Lika i ka kërkuar Bashës të mos dalin sonte nga mbledhja pa marrë një vendim”.

“S’të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues, jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje, thua që s’kemi humbur, si nuk keni humbur, ne jemi shkatërruar? S’duhet të dalim pa vendim që këtu”, është shprehur ai.

Ndërsa Grida Duma i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha të mbajë përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ambasadori gjerman: Kosova s’rrezikohet, KFOR-i është këtu

Story i radhës

Dashuria sfidon luftën në Ukrainë, ushtari i bën propozimin epik të dashurës mes armëve

Të fundit nga