grupet serbe sulm ne jug te kosoves eksperti paralajmeron duhet kujdes ja cfare po synojne 65a1169898104

“Grupet serbe, sulm në jug të Kosovës?” – Eksperti paralajmëron: Duhet kujdes, ja çfarë po synojnë

January 12, 2024
1 minut lexim

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha për Euronews Albania se grupacionet serbe duket se do të organizojnë sulme në kufirin jugor me Kosovën, por sipas tij qëllimi është sërish veriu. Ai tha se në këtë formë pala serbe synon të dislokojë strukturat e sigurisë së Kosovës nga veriu në mënyrë që të kenë mundësi të inteferojnë.

“Ka informacione se në afërsi të brezit kufitar, në një distancë 8 kilometra po kryejnë stërvitje në poligonin e ushtrisë së Serbisë. Duhet ti kushtohet rëndësi pjesës tjetër të brezit kufitar në Serbi. Ne e dimë se në pjesën e Kamenicës, ka aktivitete të ushtrisë serbe dhe disa e kanë shkelur vijën administrative dhe kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Ka tentativë që sulmet e grupacioneve të ndodhura në pjesë të tjera të brezit kufitar, për të dislokuar në mënyrë të dhunshme strukturat e  sigurisë së republikës së Kosovës, për të kontrolluar hapësira të tjera. Është tetnativë apo strategji ushtarake që të goditet në pikën a dhe B, por qëllimi është pika C që është pjesa veriore.

Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm. Janë tentativa që të zhvendosen në jug për të nxitur organet shtetërore të Kosovës që të dislokohen nga pjesa veriore dhe tu jepet mundësia serbëve që të inteferojnë”,-tha eksperti i sigurisë.

Gjithashtu eksperti i sigurisë tha se arsyeja se përse armë nga organizata serbe janë futur në territorin e Kosovës është sepse brezi kufitar i Kosovës në bazë të një marrëveshje  të vitit 2016 me KFOR ruhet nga Serbia.

“KFOR ka bërë një marrëveshje me Serbinë në 2016 për të ruajtur ajo brezin kufitar të Kosovës. Këtë gjë KFOR e ka bërë si marrëveshje në kuadër të Aleancës Euroatlantike, por kjo ka rezultuar në fatalitet, pasi në shtator të 2023 patëm shtim të jashtëzakonshëm të armatimit ushtarak Nëse KFOR-i do të ishte në krye të  detyrës, këto armatime nuk do të mund të futeshin në territorin e Kosovës”,-tha Drizan Shala.

MARKETING

RENT A CAR

41 vjecarja mashtrohet ne gostivar ne blerjen e nje banese 65a115aa411b2
Story i mëparshëm

41 vjeçarja mashtrohet në Gostivar në blerjen e një banese

gruaja nga gostivari thote se u mashtrua bleu banese nga personi qe nuk ishte pronar 65a1169d5311d
Story i radhës

Gruaja nga Gostivari thotë se u mashtrua, bleu banesë nga personi që nuk ishte pronar

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë