Grubi: VMRO dhe LEVICA frikësojnë qytetarët maqedonas se dikush do t’i asimiloj

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot gjatë një prononcimi për media ka thënë se elita politike në vend duhet të jetë e sinqertë me qytetarët dhe të flasë të vërtetën.

Grubi përkujtoi opinionin se gjatë vitit 2011 vendi kishte marrë nga Bashkimi Europian një zgjidhje me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me Greqinë e cila ishte shumë më e mirë se ajo për të cilën u dakorduan 7 vite më vonë, në vitin 2018. ME propozimin e parë vendi nuk duhej t’i nënshtrohej ndryshimeve kushtetuese, por si pasojë e mungesës së guximit të elitës politike aso kohë u pranua një propozim shumë më i keq, shteti u detyrua të bëj ndryshime kushtetuese, gjë që na bëri të përdorim një emër të ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Kam frikë se ky propozim, propozimi francez i cili nuk është më i miri, por nuk do të kemi një më të mirë, do të jetë shumë më i keq në të ardhmen. Qytetarët nuk duhet të kenë frikë, është fyese t’u thuash maqedonasve se do të asimilohen, për 21 shekuj askush nuk ka arritur t’i asimilojë, tani një ose dy politikanë që kanë bindje anti evropiane dhe agjendë pro-ruse dalin e protestojnë çdo ditë, trembin njerëzit se do t’i asimilojë dikush.

Story i mëparshëm

Grubi: Garantoj si person të cilit i është kontestuar gjuha në RMV, propozimi francez nuk dëmton veçantitë e gjuhës dhe identitetin maqedonas

Story i radhës

Grubi: Propozimi i BE-së nuk do të prek gjuhën dhe identitetin maqedonas

Të fundit nga