GRUBI uron Presidentin e ri amerikan Joe Biden

Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhe do të mbetet e përhershme. Kështu e ka nisur urimin e tij për Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Joe Biden, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, informon GAZETA.MK

Grubi më tej ka shkruar se është i bindur që me Presidentin Biden në krye të Amerikës, Maqedonia e Veriut por edhe i gjithë Ballkani do të vijojnë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të përforcimit të partneritetit strategjik me SHBA-të.

Ky është postimi i plotë i Grubit:

“Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhe do të mbetet e përhershme.

Presidentit të 46-të të SHBA-ve i uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese.

Jam i bindur se me Presidentin Biden në krye të Amerikës, Maqedonia e Veriut por edhe i gjithë Ballkani do të vijojnë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të përforcimit të partneritetit strategjik me SHBA-të.

Zoti e bekoftë popullin Amerikan, Zoti e bekoftë Amerikën.”

Ngjarja paraprake

Biden betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ngjarja e ardhëshme

NATO-ja dhe BE-ja urojnë presidentin e ri të SHBA-së

të fundit nga