Grubi – Toman: Maqedonia e Veriut dhe Çekia kanë potencial për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi takoi sot ambasadorin e Republikës Çeke, Mirosllav Toman, me të cilin ranë dakord se ekzistojnë kushte për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë.

Siç theksohet në kumtesën e Kabinetit  të Grubit, ambasadori i Republikës së Çekisë, Mirosllav Toman, i ka premtuar se do të vazhdojë të japë kontribut me qëllim thellimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe midis të dyja vendeve.

Grubi ka potencuar se e vlerëson përkrahjen dhe ndihmën e deritanishme të Republikës Çeke që ia ofron vendit, në veçanti në bashkëpunimin e dy vendeve në pjesën e kontrollit të kufirit të Maqedonisë së Veriut, vija kufitare me Greqinë, por edhe në drejtim të integrimit euroatlantik.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej me kusht që i njëjti të zgjerohet dhe përforcohet.

Grubi gjatë takimit me ambasadorin çek është shprehur se rruga e drejtësisë joselektive dhe sundimi i ligjit do të arrihen vetëm përmes vetingut ndaj bartësve të funksioneve publike, gjykatësve dhe prokurorëve.

Ambasadori Toman dhe zëvendëskryeministri i parë Grubi folën edhe për zhvillimet ne Maqedoninë e Veriut dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore si dhe për ngjarje të tjera me të cilat po përballet rajoni. ar/

Ngjarja paraprake

Një falenderim vëllazëror analistit Shkëlzen Gashi, për demaskimin e propagandës serbo-ballkanike

Ngjarja e ardhëshme

Armenia paralajmëron Azerbajxhanin për reagim të ashpër pas bombardimit të autobusit civil

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian