Grubi: Të bashkohemi të gjithë për Maqedoninë europiane

Zëvendëskryeministri i parë i vendit Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij të Facebookut ka njoftuar rreth rrjedhës së takimit të liderëve të koalicionit qeverisës ku aktualisht po shqyrtohen idetë e propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë fqinje.

Duke apeluar për unitet dhe guxim, Grubi ka shprehur rëndësinë që ka zgjidhja e kontestit për të ardhmen e vendit.

“Duke shqyrtuar idetë për zhbllokimin e ecurisë tonë drejt Bashkimit Europian me partnerët e koalicionit qeverisës.

Kohezioni i brendshëm dhe barazia u adresuan nga Marrëveshja e Ohrit, çështjet me Greqinë dhe Serbinë u mbyllën, tash jemi NATO, dhe mbetet ta mbyllim edhe çështjen e fundit të hapur që po na pengon për tu integruar në 🇪🇺.

Të bashkohemi të gjithë për Maqedoninë europiane, me guxim dhe vizion për të ardhmen e përbashkët.” – ka shkruar Grubi.

 

 

Story i mëparshëm

BDI: Vendi ka mundësi historike për të ardhmen europiane dhe për të mbyllur të gjitha çështjet me fqinjët

Story i radhës

Galliani zbulon prapaskenën e bujshme

Të fundit nga