GRUBI: Situata në Kosovë do të ndikojë në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut (VIDEO)

Situata në Kosovë, sigurisht se do të ketë ndikim edhe mbi situatën në Shqipëri, por edhe në Maqedoni të Veriut, jemi të ndërlidhur shumë afër, d.m.th kufiri me Kosovën nga Shkupi është vetëm 12-13 kilometra, ndërsa do të ndikojë edhe mbi procesin e përmbylljes së negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit, shpresoj me njohje reciproke midis të dy vendeve. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin SPOTLIGHT me Alban Dudushin në Televizionin Vizion Plus.

“Kosova është në destabilitet pasi që ka presidentin i cili tashmë ka dhënë dorëheqje, ka një ushtrues detyre kryetaren e kuvendit, shumica parlamentare është e brishtë, procesi i emërtimit të kandidatit apo kandidates për kryetar shteti është gjithashtu në krizë midis partive politike pjesëmarrëse në shumicën parlamentare por edhe në opozitë”, është shprehur Grubi.

Ngjarja paraprake

Pendarovski për ngjarjet e fundit në Vjenë: Në Maqedoni nuk ka kampe për trajnimin e terroristëve

Ngjarja e ardhëshme

Pendarovski për ngjarjet e fundit në Vjenë: Në RMV nuk ka kampe për trajnimin e terroristëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian