GRUBI: Shtyrja e REGJISTRIMIT në RMV: Shqiptarët tani përfitojnë më shumë

Artan Grubizëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut tha për Euronews Albania se shtyrja e REGJISTRIMIT në Maqedoninë e Veriut nuk erdhi për shkak të shqiptarëve, por të komunitetit maqedonas, pasi partitë politike të opozitës kërcënonin me bojkot të procesit, transmeton GAZETA.MK

Sipas tij, nga shtyrja e regjistrimit përfitojnë shqiptarët pasi që periudha për regjistrimin e diasporës zgjatet, nga 1 marsi siç ka nisur deri në 30 shtator d.m.th kemi 6 muaj të plotë për të regjistruar diasporën dhe shtyhet vetëm regjistrimi i popullsisë rezidente.

Grubi është shprehur i kënaqur për ritmet e regjistrimit të diasporës, ku deri tani janë regjistruar 171 mijë qytetarë nga të cilët shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

“Turi i takimeve në Kosovë dhe Shqipëri pati shumë ndikim, është krijuar një sensibilizim i madh si në ndeshjet e kombëtares. Shumë mirënjohës për rolin e medias në Shqipëri dhe Kosovë numrat inkurajues për ne. Shqiptarët nuk kanë humbur asgjë nga propozimi i djeshëm i Zaev, por kanë fituar pasi kanë 6 muaj kohë për t’u regjistruar. Shtyrja nuk është në dëm të shqiptarëve që do të kenë më shumë kohë deri në 30 shtator që të regjistrohen. Procesi duhet të jetë i pakontestuar, as nga opozita, ne nuk na nevojitet një proces i kontestuar”, tha zv.kryeministri i parë.

Ngjarja paraprake

Italia e Mancinit bind, Gravina gati ta “blindojë”

Ngjarja e ardhëshme

GRUBI: Regjistrimi VAZHDON. DIASPORA jonë do të regjistrohet deri më 30 shtator

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian