Grubi shpreh ngushëllime për aksidentin në Sllavonski Brod

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një statusi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllime të gjithë familjeve të cilët kanë humbur familjarët e tyre në një aksident të linjës së autobusit Frankfurt-Prishtinë që ka ndodhur sot në mëngjes në afërsi të qytetit Brod të Kroacisë.

Grubi me këtë rast apelon për kujdes maksimal në vozitje.

Ja statusi i Grubit:

Bashkëndjej dhimbjen me familjarët që humbën më të dashurit në aksidentin tragjik të linjës Frankfurt-Prishtinë që ndodhi në mëngjesin e sotëm në Brod të Kroacisë dhe shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Të lënduarve që janë shtrirë në spital ju dëshiroj shërim të shpejtë falë intervenimit të autoriteteve kroate.

Ju lutem shumë që të keni kujdes maksimal në vozitje.

Ngjarja paraprake

Merr flakë makina në by-passin e Vlorës

Ngjarja e ardhëshme

Ali Ahmeti: Me trishtim pranova lajmin për aksidentin e tmerrshëm në Kroaci

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian