GRUBI: Qëndrimi i opozitës është për të të ardhur keq

Derisa opozita ka marrë pjesë në miratimin e të gjitha dispozitave, vendimeve të Qeverisë deri sa ishte pjesë përbërëse e saj, është absurde që tash të abstenojë apo të mos marrë pjesë në miratimin e ligjeve të propozuara. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi. Sipas tij qëndrim i opozitës në vend është për të të ardhur pasi që Kushtetuta është shumë e qartë në këtë drejtim, ajo flet vetëm konfirmimin nga ana e parlamentit.

“Të gjitha vendimet e qeverisë gjatë kohës së jashtë zakontë kanë qenë të shqyrtuara nga Gjykata Kushtetuese, disa janë abroguar, disa janë refuzuar dhe shumë të tjera janë konfirmuar, prandaj pres që opozita pasi ka marrë pjesë në sjelljen e këtyre vendimeve tashmë ti konfirmon ato edhe në Kuvend dhe jo vetëm këto për të gjitha ligjet sistemore-reformuese të cilat duhet të miratohen me dy të tretat opozita duhet të marrë pjesë konstruktive.

Ngjarja paraprake

Strategji kombëtare e Ibrahim Rugovës

Ngjarja e ardhëshme

Shekerinska: Sigurimi do të kërkojë demokraci, të drejta të njeriut dhe shtet juridik funksional

të fundit nga