Grubi: Propozimi i BE-së nuk do të prek gjuhën dhe identitetin maqedonas

Ju garantoj si një person që ua di dhimbjen, njeri të cilit i është kontestuar gjuha amtare, këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut, se nuk do të ketë absolutisht asnjë pasojë për veçoritë kulturore, gjuhësore, identitare, shpirtërore maqedonase. Kështu ka deklaruar zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Grubi gjithashtu me këtë rast ka thënë se ai në emër të tij si zëvendëskryeministër i parë, në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emër të Qeverisë inkurajon elitat politike në vend që të tejkalojnë vetveten dhe të shohin se ky propozim që i hap rrugën vendit për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian është një moment historik.

 

Story i mëparshëm

Grubi: VMRO dhe LEVICA frikësojnë qytetarët maqedonas se dikush do t’i asimiloj

Story i radhës

Alvarez gati për triologjinë ndaj Golovkin

Të fundit nga