GRUBI: Programin e premtuar politik, BDI do ta zbatoj deri në fund

Bashkimi Demokratik për Integrim ka premtuar një program para qytetarëve gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe detyrë e jona është që ta zbatojmë atë dhe këtë po e bëjmë. E para, atë program e inkorporuam me programin e LSDM-së në një program të përbashkët koalicioni i cili u miratua dhe morri mbështetjen e deputetëve në kuvend dhe tashmë po gjen zbatimin e vet. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin Klan Debat me gazetarin Selajdin Xhezairi.

“Premtimet e BDI-së janë përfshirë që të gjitha në programin qeveritar duke vënë theks të veçantë në premtimin kryesor për kryeministrin shqiptar që për herë të parë në historinë e këtij vendi, me marrëveshje politike, të shpalosur publikisht nga vetë kryeministri Zoran Zaev që kryeministër në këtë vend do të jetë edhe një shqiptar. Kryeministri shqiptarë do të bëhet, qoftë edhe vetëm një ditë, por ai do të jetë kryeministër me mandat të plotë dhe do të zgjidhet në po të njëjtën mënyrë siç është zgjedhur edhe Zaevi”, deklaroi Grubi.

 

Linku i videos: https://www.facebook.com/watch/?v=2813156882340677

Ngjarja paraprake

Në Gjilan më shumë se 50% e rasteve të testuara dalin pozitiv në Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

”Interi ofroi 250 mln euro për Messin në vitin 2006”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian