Grubi pret në takim ambasadorin e ri të Kosovës, Florian Qehaja

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja.

Grubi me këtë rast e uroi ambasadorin Qehaja për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në vend.

Bashkë konstatuan se marrëdhënie bilateral mes dy vendeve janë në nivel të duhur dhe njejtë duhet vazhduar edhe më tej duke punuar fortë në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në rrugën e integrimeve euro-atlantike, kurse Maqedonia e Veriut është e gatshmë të ofrojë përvojën e saj si vend anëtar i NATO-së.

Projektet infrastrukturore gjithashtu ishin pjesë e bisedës në këtë takim përfshirë këtu autostradën Shkup – Bllacë, Korridorin 8, rruga Tetovë – Prizren, si projekte jetike dhe mjaft të rëndësishme për lidhjen jo vetëm të dy vendeve tona por edhe të gjithë Ballkanit Perendimor.

Në takim u bisedua edhe për projektin One stop shop i cili duhet të fillojë të implementohet sa më parë përmes të cilit do të largohen kufijtë dhe do të ketë lehtësime në lëvizje për qytetarët dhe mallrat, derisa nesër pritet të takohen komisionet e të dy vendeve nga dikastere të ndryshme përfshirë këtu Ministritë e Punëve të Brendshme, Doganat dhe institucione tjera që janë të përfshira në këtë projekt, me qëllim që të nxitet realizimi final sa më parë.

Grubi theksoi së Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese burokratike që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët.

Story i mëparshëm

Bujar Osmani nesër vizitë zyrtare në Turqi

Story i radhës

Ndikimi i stresit në lëkurë

Të fundit nga