Grubi përgëzon Shaqirin dhe Bexhetin për avancimin e cilësisë së programeve mësimore në Saraj

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka përgëzuar ministrin Shaqiri dhe kryetarin e Sarajit, Blerim Bexheti për arritjen e hapjes së paraleles së disperzuar të Qendrës Shkollore Shtetërore të Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikollovski – Luj”.

Nga viti shkollor 2022/2023 në shkollën fillore “Dituria” në Saraj do të funksionojë paralelja e disperzuar e Qendrës Shkollore Shtetërore të Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikollovski – Luj” dhe nxënësit e kësaj komune do të mund të kultivojnë talentin e tyre për muzikën dhe baletin.

Përgëzoj ministrin e arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetarin e komunës së Sarajit Blerim Bexheti për realizimin e kësaj kërkese të prindërve dhe kontributin në avancimin e cilësisë së programeve mësimore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Besim Dogani: Ndërtimi i identitetit duke fyer popullin shqiptar nuk meriton respekt

Story i radhës

Chelsea do të përballet në miqësore me këtë skuadër italiane

Të fundit nga