Grubi për Madeleine Albright: Ishte mike dhe përkrahëse e madhe e çështjes sonë kombëtare

Zëvendëskryeministri i Parë në RMV, Artan Grubi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e sekretares së parë të ShBA-ve, Madeleine Albright.

Grubi shkroi se Albright ishte mike dhe përkrahëse e madhe e çështjes sonë kombëtare dhe e rrugës së integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike.

“Sot u nda nga jeta ish sekretarja amerikane e Shtetit, znj. Madeleine Albright, një nga politikanet dhe diplomatet më të shquara që ka pasur bota.
Ishte mike dhe përkrahëse e madhe e çështjes sonë kombëtare dhe e rrugës së integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike.

Frymëzim për ne do të mbeten vitet e karrierës së saj politike dhe në veçanti i paharrueshëm kontributi i madh që dha në administratën e presidentit Klinton për pavarësinë e Kosovës” tha Grubi përmes Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Levica, fituesja e vetme dhe më e madhe me 1 Njësi zgjedhore

Story i radhës

“Kam rrëzuar shumë avionë”, piloti ukrainas rrëfen betejën nga ajri për të eliminuar sa më shumë armiq rusë

Të fundit nga