GRUBI për EURONEWS: Marrëveshjet e garantuara nga SHBA-të asnjëherë nuk kanë dështuar (VIDEO)

Marrëveshja e Uashingtonit midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje e drejtë dhe e nevojshme me qëllim normalizimin e situatës në Ballkan. Kështu e cilësoi këtë marrëveshje zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro në Euronews Albania.

“Asnjë marrëveshje e garantuar nga AMERIKA nuk ka dështuar, gjithmonë kur kemi qenë në partneritet me Uashingtonin dhe Brukselin, ne kemi qenë në rrugë të mbarë dhe kemi arritur shumë, andaj i inkurajojë kolegët në Prishtinë dhe në Beograd që t’i qasen kësaj marrëveshjeje me shumë seriozitet dhe guxim dhe të zbatojnë atë si hap drejtë arritjes së marrëveshjes përfundimtare për të normalizuar marrëdhëniet përmes njohjes reciproke midis Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar Grubi për Euronews Albania.

https://www.facebook.com/watch/?v=817023469096819

Ngjarja paraprake

Ivanovski: Menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndikon në ndotjen e ajrit

Ngjarja e ardhëshme

4 këshillat e milionerit se si të arrijmë të krijojmë të ardhura të mira

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian