GRUBI për EURONEWS: Marrëveshja e Ohrit, shembull i arritjes së barazisë së plotë (VIDEO)

Realizimi i objektivave sfiduese përmes besimit të dhënë nga zgjedhësit shqiptar me qëllim krijimin e kushteve për mirëmbajtje të harmonisë së plotë ndëretnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë synimi im, i Bashkimit Demokratik për Integrim por edhe i Qeverisë. Kjo është vetëm një pjesë e bisedës së zhvilluar në emisionin “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro në Euronews Albania nga ana e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

“Shembulli i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit si themel i marrëdhënieve, së pari midis dy komuniteteve shumicë, shqiptarëve dhe maqedonasve po edhe komuniteteve tjera është shembulli më i mirë i rrugës drejt arritjes së barazisë së plotë”, ka deklaruar Grubi.

Emisioni “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro emetohet sonte në ora 21:30 në Euronews Albania.

Ngjarja paraprake

Rama nuk tërhiqet nga miratimi i Kodit Zgjedhor

Ngjarja e ardhëshme

Iran, 30 për qind e hoteleve të mbyllura për shkak të koronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian