Grubi nga tereni: Kemi vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për përballje me zjarret

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem
Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot pasdite ka
vizituar rajonin e Kumanovës për të ndjekur nga afër punën e
zjarrfikësve në përballje me vatrat e zjarrit.

Njoftimi i Zëvendëskryeministrit të parë, Grubi nga tereni në Kumanovë:

Përpiqemi të ju dalim në ndihmë qytetarëve, zjarrfikësve, ushtarëve dhe
policëve në të gjitha vendet ku ka zjarre aktive.

Bashkë me drejtorin e qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angelov sot
ishim në Dovezence të Kumanovës dhe ishim dëshmitarë të përpjekjeve
mbinjerëzore të banorëve dhe zjarrfikësve për ta shuar zjarrin.

Më herët, në dy mbledhjet e sotme të Qeverisë sollëm vendime të
rëndësishme për ta menaxhuar situatën me këto fatkeqësi përfshirë edhe
shpalljen e gjendjes së krizës.

Kapacitetet maksimale të të gjitha institucioneve tona janë vënë në
dispozicion për t’u përballuar me zjarret.

Lus qytetarët që të bëjnë shumë kujdes dhe të respektojnë ndalesën e
plot për lëvizje në pyje.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Dafina Zeqiri ka gati një tjetër bashkëpunim me artisten e famshme shqiptare

Ngjarja e ardhëshme

Të dy non-grata në SHBA! Kush është “miku” i Berishës të cilin e përmendi sot

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian