Grubi: Në Shipkovicë me Ali Ahmetin u shkrua kapitulli i lirisë dhe barazisë, po këtu fillon kapitulli i së ardhmes europiane

“Në Shipkovicë dhe mbarë Malësinë e Tetovës, në krye me Ali Ahmetin, u shkrua kapitulli i lirisë dhe barazisë, po këtu fillon të shkruhet kapitulli i së ardhmes europiane”, kështu është shprehur Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë në një postim në rrjetet sociale pas takimit të së mërkurës të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, me qytetarë dhe bazën partiake në kuadër të tubimeve “Bashkë për Europë”.

“Me zemër e mendje kah horizonti i Europës, me vlerat tona kombëtare, me dinjitet e potencial të pamohueshëm për realizimin e misionit të përparimit. Në Shipkovicë dhe mbarë Malësinë e Tetovës në krye me Ali Ahmetin u shkrua kapitulli i lirisë dhe barazisë, po këtu fillon të shkruhet kapitulli i së ardhmes europiane. Për të mirën e fëmijëve tanë, le të lëvizim çdo gur që pengon perspektivën e tyre! Bashkë për në Europë”, ka shkruar Grubi.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/pfbid02ZyuNQcM7bpTMAbkppvJZgkbADZD94kr8rYTk9qXKoagsGAAsVQhXZHEDeiX1tqq1l
Story i mëparshëm

Bëhuni “të paharrueshëm” në biznes dhe në jetë

Story i radhës

Eksperti i ekonomisë: Fajtore për mos rritjen e pagave është qeveria, ja arsyet pse rrogat në rajon janë më të larta

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish