GRUBI: Në 2011-ën ndërpremë Regjistrimin se maqedonasit refuzuan regjistrimin e diasporës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubi në një intervistë për Express Intervista në Televizionin Koha në Prishtinë ka folur mbi apelin dhe rëndësinë e madhe që ka procesi i Regjistrimit në Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut është vendi i vetëmnë botë që operacioni i Regjistrimit nuk është vetëm statistikor por edhe politk, e keni parasysh që pas luftës së vitit 2001 dhe Marrëveshjes së Ohrit të drejtat e komuniteteve përcaktohen me përqindje që janë në popullatë, të drejtën për përdorim të gjuhës e kanë komuniteti më shumë se 20 përqind ndërsa të drejtën për flamurin ai që ka mbi 50 përqind në komunën që jeton përfshirë dhe përfaqësimin në institucione, nga viti 2001 përbërja është mbi 25 përqind dhe në këtë numër edhe përfaqësohen në shtet dhe institucione e komuna ku ata janë më shumë se 50 përqind, në vitin 2011 u përpoqëm të realizojmë Regjistrimin por për arsye të ndryshme mes neve dhe VMRO interpretime konfliktuoze dështoi procesi dhe me ligj u ndërpre pa filluar fare sepse pala maqedonase refuzonte të regjistronte shqiptarët që jetojnë në diasporë e që në vend paguajnë tatimet dhe ky ‘konflikt’ bëri ndërprerje të Regjistrimit dhe tashmë jemi në proces të përsëritjes 20 vite pas”, theksoi kështu Grubi.

Ngjarja paraprake

Shqiptari e la Zvicrën, Lustrinelli: Është një turp...

Ngjarja e ardhëshme

GRUBI: Miratuam ligj që ndalon keqpërdorimet në Regjistrim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian