Grubi: Miratuam vendimin për përkrahje financiare të 745 artistëve të estradës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi njoftoi opinionin se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 83-të miratoi vendimin për dhënien e përkrahjes financiare prej 23 milionë denarë për gjithsej 745 artistë të estradës, respektivisht 30.750 denarë për person.

Ky vendim që është pjesë e pakos së gjashtë të masave anti-covid përfshin artistët e estradës të cilët aplikuan dhe i plotësuan kushtet e thirrjes publike të publikuar nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, të realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Kulturës.

Ngjarja paraprake

​AFP: Deri më tani mbi 3.9 milionë të vdekur nga COVID-19 në botë

Ngjarja e ardhëshme

Siç pritej: 3 ditë pas tragjedisë me 4 të vrarë, braktisen hotelet ku ndodhi përplasja në Velipojë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian