Grubi-Merko: Bashkëpunimi i afërt midis pushtetit qendror dhe pushtetit lokal sjellë vetëm përfitime

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi është takuar sot me kryetarin e komunës së Strugës, z. Ramiz Merko informon Tetovasot.  Grubi tha se bashkë diskutuam për projektet e realizuara deri më tani për qytetin buzë liqenit.

“Me këtë rast i thash z. Merko se bashkëpunimi i afërt midis pushtetit qendror dhe pushtetit lokal sjellë vetëm përfitime për qytetarët e Strugës” deklaroi Artan Grubi .

Merko përshëndeti përpjekjet e Qeverisë që të jetë sa më afër komunave kur bëhet fjalë për projektet vitale që duhet realizuar për të mirën e qytetarëve duke mos harruar këtu rinovimin dhe asfaltimin e rrugës aktuale fshati Potmoll-Strugë-Qafë Thanë dhe ndërtimin e rrugës së bregut të liqenit të Ohrit ku do të ngrihen korsi për këmbësor dhe biçikleta.

Ngjarja paraprake

Panairi online i librit, për herë të parë në Tetovë

Ngjarja e ardhëshme

Borrell: Do të vlerësojmë të gjitha opsionet për mbizotërimin e demokracisë në Mianmar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian