Grubi: Ligji për ndryshimin e gjinisë është shtyrë

Edhe pse nesër duhej të gjendej para deputetëve për shqyrtim, propozim ligji për Librat amë me të cilin parashihej që vetëm me një deklaratë noterie të ndryshohet gjinia në dokumente, nuk do të vihet fare në diskutim.

Kjo pasi siç bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21 është shtyrë.

“Ligji për ndryshimin e gjinisë është shtyrë. Siç e shpjegoi edhe zëvendësministri i Drejtësisë, bëhet fjalë për një rast të fituar në Gjykatën e Strasburgut nga një qytetar i vendit tonë me çrast detyrohet edhe Qeveria dhe Kuvendi ta ndryshojë Ligjin për librat amë. Do të thotë është shtyrë”, tha Grubi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Media pro Kremlinit fshin artikullin për ushtarët e vrarë rusë

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 22 mars

Të fundit nga