GRUBI: Kryeministri SHQIPTAR nxori në pah pa gatishmërinë e elitës politike maqedonase

Një gërvishtje e vogël për të drejta etnike apo për të avancuar të drejtat qofshin ato të shqiptarëve apo cilit do komb tjetër hasin në reagime të tilla dhe kjo fletë që shoqëria akoma nuk është gati për të përqafuar dallimet si një aset për këtë shoqëri. Ideja jonë për kryeministër nuk ishte asgjë tjetër përveç se për të thyer tabut dhe për të bërë de-etnizimin e fundit të pozitave mono etnike si themel i kontrollit etnik mbi një pushtet, u shpreh në emisionin “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro në Euronews Albania zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Grubi gjithashtu tha se koncepti për kryeministrin e parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në fakt nxori në pah pa gatishmërinë e elitës politike për të pranuar barazinë e plotë.

“Pse mos të jetë një shqiptar kryeministër i RMV-së, çfarë i mungon një shqiptari që të udhëheq me këtë post? Ja tani është zëvendëskryeministri i parë i cili e zëvendëson drejtpërdrejt kryeministrin dhe jo më larg se sot udhëhoqa me dy seanca të qeverisë dhe vendimet i firmos sikur të jem kryeministër pasi që i bartë të gjitha përgjegjësitë”, u shpreh Grubi në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania.

https://fb.watch/1oi0hx2_OH/

Ngjarja paraprake

WhatsApp së shpejti do të ketë një opsion të shumëkërkuar

Ngjarja e ardhëshme

Ivanovski: Menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndikon në ndotjen e ajrit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian