GRUBI KONFIRMON: Nga 12 Tetori në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi pa PCR test (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi na faqen e tij në facebook ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut nga 12 Tetori i hap kufijtë për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, me këtë rast qytetarët e vendit dhe rajonit do të mund të lëvizin pa nevojën e posedimit të PCR testit.

Këtë vendim e ka propozuar Komisioni për Sëmundje Infektive e të cilin sot e ka miratuar Qeveria.

Vendimin e njëjtë pritet ta marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit. Deri tani Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve. Për momentin, vetëm Shqipëria nuk ka kushte për PCR negativ.

Qeveria vendosi që me 12 tetor ti hapim kufinjtë me fqinjtë.Владата одлучи на 12 октомври да ги отвориме границите со соседите.

Posted by Artan Grubi on Tuesday, 6 October 2020

 

 

Ngjarja paraprake

Ky është plani i ri i organizimit të dasmave në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Banorët e qytetit Terter që ndodhen në objektivin e Armenisë prej 10 ditësh qëndrojnë në strehimore

të fundit nga