Grubi-Koja:Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e reformave

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot realizoi takim pune
me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin z.Klemens Koja.

Grubi dhe Koja gjatë takimit kanë këmbyer mendime rreth prioriteteve të
Republikës së Maqedonisë së Veriut si vend anëtare e NATO-së dhe
angazhimin e Qeverisë gjatë mandatit katër vjeçar, përkatësisht
vazhdimin e implementimit të prioriteteve të përbashkëta, anëtarësimin e
vendit në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi me këtë rast i ka thënë
ambasadorit Koja se mirëpret gatishmërinë e OSBE-së që të ndihmojë
institucionet e Maqedonisë së Veriut në realizimin e reformave.

Bashkëbiseduesit, z. Grubi dhe z.Koja biseduan edhe rreth temës së
regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut, proces për të cilin
vlerësuan se duhet të realizohet me sukses gjatë vitit të ardhshëm me
përkrahjen e të gjithëve.

Zëvendëskryeministri i parë z.Grubi para ambasadorit Koja ka thënë se
Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të
jetë një ministri përgjegjëse e cila do të kontribuojë në kohezionin
shoqëror dhe që do të jetë shtëpi e të gjitha bashkësive etnike që
jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai siguroi z.Koja, se në
rolin e tij si koordinator i politikave të resoreve do të punojë për
kohezion brenda koalicionit qeveritar dhe do të kryej koordinimin dhe
rrjedhshmërinë e proceseve dhe zbatimin e programit.

Grubi vlerësoi lartë rolin e OSBE-së në të gjitha proceset demokratike
në Maqedoni të Veriut, kontributin e këtij misioni, ndërkohë nga ana e
tij shefi i Misionit të OSBE-së, z.Klemens Koja i ka premtuar Grubit se
OSBE do të vazhdojë të bashkëpunojë me Qeverinë në zbatimin e proceseve
reformuese.

 

Ngjarja paraprake

Miratohen ndryshimet për projektligjin e Policisë së Shtetit, Lleshaj: Përgjimet ambientale kërkohen vetëm nga komisarët

Ngjarja e ardhëshme

Vuçiq kërcënon BE-në: Nëse nuk e pranojnë hekurudhën Beograd-Nish, e ndëtojmë me kinezët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian