Grubi, Hoxha, Bekteshi, Osmani dhe të tjerët po punojnë, ndërsa opozita “bllokimin” po e shndërron në kauzë

Opozita shqiptare në RMV po bën veprim të pa precedentë në Kuvend duke bllokuar çdo gjë dhe duke pa mundësuar që të mos kalojë asnjë ligj, madje edhe pakoja e pestë ekonomike që do të ndihmonte qytetarët që janë të prekur nga kriza e shkaktuar nga Covid-19.

Koment: TetovaSot

Deri sa ministrat e Qeverisë, Arjanit Hoxha në Bujqësi, Kreshnik Bekteshi në Ekonomi , Artan Grubi në pozitën e zv/kryeministrit të parë, dhe ministrat e tjerë po merren me hallet e qytetarëve, opozita në mungesë të kreativitetit po bllokon çdo gjë.

Zv/kryeministri Artan Grubi po kujdesët që regjistrimi i popullsisë të del sa më i suksesshëm, ministri Arjanit Hoxha për çdo ditë është në terren si dhe me propozimin e të cilit mbrëme Qeveria solli vendim për të dalë në ndihmë banorëve të Konjares, ndërsa ministri Bekteshi po kujdeset për hallet e qytetarëve dhe për përmirësimin e gjendjes ekonomike në pandemi, opozita shqiptare pa ide dhe kreativitet po bllokon edhe normalitetin e qytetarëve në jetën e përditshme.

Derisa ministrat e Qeverisë po bëjnë punë në terren, opozita po e ‘minon’ terrenin, duke bllokuar çdo gjë. Duke dashur që punën e shtetësisë ta kthejnë në kauzë, po e shëndrojnë bllokadën si kauzë. Sidoqoftë, opozita shqiptare po tregohet destruktive, duke mos i interesuar fati i qytetarëve.

Opozita duhet të jetë një korektor i politikave të gabuara të një qeverie, ndërsa veprimet e opozites shqiptare si duket dëshmojnë se Qeveria nuk po bën gabime. Ka shumë mënyra për të shprehur ide dhe për të ofruar zgjidhje por për fat të keq opozita shqiptare si duket e humbur në hapsirë dhe kohë po lë përshtypje se më shumë meret me veten se me detyrën që duhet të bën.

Për fat të keq mungesa e opozitarizmit nxjerr në pah suksesin qoftë edhe minimal të ministrave shqiptarë në qeverinë aktuale.

Ngjarja paraprake

GRUBI takoi presidentin e “Bechtel”, bisedohet kyçja e tyre në ndërtimin e Korridorit 8

Ngjarja e ardhëshme

Gratë duhet ta bëjnë këtë patjetër pas seksit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian