Grubi: Gjithë shqiptarët e kryeqytetit sot festojnë titullin e kampionit që e siguroi F.C Shkupi

Zv.kryeministri Artan Grubi ka festuar sot titullin e kampionit që e siguroi F.C Shkupi në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut, shkruan gazeta LAJM.

“Gëzim shumë i madh për të gjithë qytetarët e Shkupit. Jo vetëm Çairi, por edhe Saraji, Studeniçani, Haraçina gjitha lagjet e Shkupit sot festojnë rikthimin e kupës së kampionit pas 21 viteve në shtëpin e vet, në Çair të Shkupit. Gëzim i madh, e shifni edhe te publiku këtu. Festa vazhdon tash te Sheshi Skënderbeu bashkë me Ledri Vulën, i ftoj të gjithë qytetarët që na ndjekin që të bëhen pjesë e festës”, tha Grubi për gazetën Lajm.

Bashkë me Grubin, në shkallët janë parë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ministra e deputetë të kësaj partie.

YouTube video

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjysma e “pushtetit” në stadiumin e Çairit, përfshirë Kovaçevskin e Ahmetin

Story i radhës

Shpikja brutale e Luftës së Parë Botërore goditi shtëpitë në qytetin ukrainas, Irpin

Të fundit nga