GRUBI: Forca e BDI-së buron nga qytetarët 

Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë dy dekada fiton zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke u kthyer në një forcë politike në vend. E gjithë kjo mbështetje vjen nga qytetarët, të cilët përcaktohen që të përkrahin politikat e z. Ali Ahmeti dhe kuptohet Bashkimin Demokratik për Integrim si një parti politike trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në Opinion me gazetarin Blendi Fevziu ku dhe u përzgjidh si një nga personazhet e vitit 2020, informon GAZETA.MK

“Forca e BDI-së vjen nga punët të cilat i ka realizuar z. Ali Ahmeti që nga viti 2002 e deri më sot. Kemi punuar vërtet me përkushtim, duke e sjellë universitet për shqiptarët, dy universitete shtetërore, duke bërë të gjitha shkollat e mesme edhe në gjuhën shqipe, duke zyrtarizuar gjuhën shqipe, duke zyrtarizuar flamurin kombëtar. Këto politika janë vendosje e një themeli të barazisë të shqiptarëve në vendin e vet dhe marrje përgjegjësi për pozitat më të larta në shtet dhe kjo u vlerësua nga qytetarët dhe unë besojë që kështu do të vijojmë edhe në të ardhmen. Jo më larg se para dy jave, fituam edhe në zgjedhjet lokale të parakohshme në komunën e Pllasnicës”

Ngjarja paraprake

Kështu dukej Adrola Dushi në moshën dy vjeçare

Ngjarja e ardhëshme

Luksemburg, test COVID-19 për të gjithë pasagjerët e linjave ajrore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian